Rrah prindërit dhe bashkërshorten e tij, arrestohet një burrë në Gjakovë Foto: Ilustrim

Rrah prindërit dhe bashkërshorten e tij, arrestohet një burrë në Gjakovë

06 dhjetor 2018 11:08

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një burrë në Gjakovë më 5 dhjetor me dyshimin se ka rrahur prindërit dhe bashkëshorten e tij.

“Më 05.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe bashkëshortes së tij”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme