Kronikë

Kapen me drogë, arrestohen tre persona në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi janë kapur me drogë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Është raportuar se tre të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, janë kapur duke shkëmbyer mes veti një sasi substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 78.2 gramë. Ndërsa janë kontrolluar tri shtëpitë e të dyshuarve, ku në njërën prej tyre është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 3 kg 571.5 gramë”, thotë PK.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.