Kronikë

Katër të lënduar në aksidentin në Veternik të Prishtinës

Katër të lënduar në aksidentin në Veternik të Prishtinës
Foto: Koha
18:49

Katër të lënduar në aksidentin në Veternik të Prishtinës

Katër persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur mes pesë veturave në Veternik të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe se janë duke u hetuar rrethanat e këtij aksidenti.

18:22

Pesë vetura të përfshira në aksidentin në Veternik

Pesë vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur sonte në Veternik të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe ambulanca dhe raportohet për të lënduar.

Dëme të konsiderueshme ka pësuar një veturë e tipit “Mercedes”.

Koha.net është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës.