Kronikë

Mediat greke thonë se shqiptari i vrarë në Korfuz u ekzekutua nga Agimi i Artë

Foto: Ilustrim
 

“Shqiptari i gjetur i pajetë në Korfuz është vrarë nga eksponentë të Agimit të Artë”, është ajo që shkruhet nga mediat greke.

Deri më tani emri i tij nuk ishte bërë i ditur, por sot u zbuluan detaje të reja. Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Zifle, 63 vjeç, i cili u gjet i pajetë në një kanal nga një shofer kamioni. Viktima ishte shpallur në kërkim nga familja e tij. Ngjarja ndodhi më 25 nëntor, në Dragotina, Korfuz.