Policia jep detaje të reja për vrasjen në Veternik të Prishtinës Foto: Ilustrim

Policia jep detaje të reja për vrasjen në Veternik të Prishtinës

28 November 2018 10:02

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen që ka ndodhur të martën në “Veternik” të Prishtinës.

Vritet një person në Prishtinë

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka sqaruar se i vrari ka qenë njëri prej katër personave që po e plaçkitnin një shtëpi ndërsa pronari i shtëpisë ka shtënë në drejtim të tij.

“Viktima ka informuar se katër persona të dyshuar kishin hyrë brenda shtëpisë së tij, dhe njëri nga ta i ka drejtuar armën viktimës, me ç’rast viktima ka poseduar armë dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit m/sh/k (K.K., viti i lindjes 1976) dhe e ka qëlluar për vdekje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka shtënë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur. Tre të dyshuarit tjerë kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar nuk ka shenja jete. Nga viktima është konfiskuar pistoleta e cila është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme