Policia kapë katër hajna në Mitrovicë

Policia kapë katër hajna në Mitrovicë

26 November 2018 15:01

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhje’, raste këto të raportuara javë më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, ndërmjet datave 24 dhe 25 nëntor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar:

B. 20 vjeçar m/sh/k

B. 17 vjeçar m/sh/k

H. 18 vjeçar m/sh/k

D. 17 vjeçar m/sh/k

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar:

Një biçikletë

Një sonny play

Dy dirigjues sony

Një zmadhues zëri

Një adapter

Veshmbathje, disa palë këpucë

Një shufër metalike

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitimë.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme