Policia e Kosovës raporton për një dhunë familjare, dëmtim prone e kanosje.
Krejt kjo ka ndodhur mes të birit e babait.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë me ç’rast i biri ka kanosur babanë e tij. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.