Goditet nga dy vetura e moshuara në qendër të Lipjanit
Foto: Koha
Para pak minutash është goditur nga dy vetura një grua e moshuar në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në qendër të qytetit të Lipjanit.
Policia e Kosovës dhe emergjenca e QKMF-së në Lipjan menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë e lënduara është jashtë rrezikut për jetë megjithëse është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë, raporton “Koha Ditore”.
Policia e Kosovës aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Në Emergjencën e QKMF-së në Lipjan e kanë konfirmuar rastin dhe kanë deklaruar se gruaja është jashtë rrezikut për jetë.
“Ekipi e kujdestarisë së emergjencës e kanë nisur menjëherë për QKUK në Prishtinë për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. E lënduara është jashtë rrezikut për jetë dhe është grua e moshuar, ndërkaq nuk kemi arritur ende ta identifikojmë se kush është ajo”, ka thënë një infermier në emergjencën e QKMF-së në Lipjan.
Njëra nga veturat është e tipit “Peugeot” dhe tjetra “Opel- kombi”. /Agim Ademi