Kronikë

Vërtetohet aktgjykimi lirues për pesë të akuzuar për terrorizëm

Vërtetohet aktgjykimi lirues për pesë të akuzuar për terrorizëm
Foto: Koha / ilustrim
 

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.05.2018.

Me anë të këtij aktgjykimi, të akuzuarit B. R., I. B., E. G., M. M. dhe F. R., janë liruar nga akuza dhe atë B. R. dhe I. B., për shkak të veprës penale, për secilën veç e veç, “Shtytja në kryerjen e veprës terroriste” nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.