Kronikë

Mbrëmë u vra një polic në Podujevë

Foto: Koha

Mbrëmë rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Penuh të Podujevës, është vrarë një zyrtar policor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se polici me iniciale, H. Zh , 58 vjeç, shtetas kosovar, nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe ka vdekur.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar T. Zh , 31 vjeç, shtetas kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia.