Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Gjilan Foto: Ilustrim/Koha

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Gjilan

16 November 2018 16:56

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar, se më 12 nëntor 2018, në Gjilan, të dyshuarit I.C., dhe E.A, tentojnë të i privojnë nga jeta të dëmtuarit M.B. dhe E.H., në atë mënyrë që i pandehuri I.C., e godet dy herë me thikë në shpatull dhe në bel të dëmtuarin M.B., kurse i pandehuri tjetër, po ashtu e godet të njëjtin, dy herë me një kaçavidë në gjoks dhe stomak. Ndërsa, i pandehuri I.C., e godet me thikë edhe të dëmtuarin tjetër E.H., me ç’rast iu shkaktojnë lëndime trupore, për të cilat detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë nga Gjilani.

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’ nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Ndërsa, i dyshuari E.A., me dashje ka marrë pjesë në rrahje, duke i goditur të dëmtuarit, me çka ka kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’ nga neni 190 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet tutje.

Gjithashtu, prokuroria ndaj të dyshuarve ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, pasi që ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh faktin që të njëjtit kanë qenë në arrati që nga koha e kryerjes së veprës penale dhe po të liheshin në liri do të ndikonin tek të dëmtuarit/dëshmitarët, si dhe do të i përsërisnin veprat penale me pasoja më të rënda.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme