Kronikë

Aksion policor në Gjakovë - konfiskohen armë e drogë dhe arrestohen disa persona

Descriptive Text

Në orët e para të ditës së djeshme, Drejtoria e Policisë Rajonale në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë realizuar një plan operativ me qellim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për veprime të kundërligjshme.

Gjatë këtij plani janë bastisur dy lokale – kafitëri në Gjakovë ku janë konfiskuar disa armë e substanca narkotike.

Policia në Gjakovë bën të ditur se janë konfiskuar: një armë zjarri, revole, një karikator me 8 plumba kal. 7.62 mm, një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 42 gr., një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 43 gr., një paketim letra për mbështjellje të narkotikëve, një sasi e pikave të dyshimta, një sprej tipit OC. dhe disa thika dhe mjete tjera të rrezikshme

“Me këtë rast janë arrestuar 7 persona të dyshimtë, janë sjell në polici edhe disa tjerë për intervistë. Nga të arrestuarit, 2 prej tyre me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia në Gjakovë.