Kronikë

Arrestohet nëna pasi detyroi fëmijët të kërkojnë lëmoshë

Dje në Prizren është arrestuar një grua e komunitetit rom.

Në raportin e policisë, thuhet se kjo nënë kishte detyruar dy fëmijët e saj të dilnin e të kërkonin lëmoshë.

“Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.