Kronikë

1270 gjoba dhe 36 aksidente për 24 orë në Kosovë

Një mijë e 270 gjoba janë shqiptuar gjatë ditës së premte në Kosovë.

Në raportin e policisë thuhet se kanë ndodhur gjithsej 36 aksidente, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet.

13 aksidente kanë ndodhur duke përfunduar me të lënduar, kurse 23 pa të lënduar.

Janë arrestuar 26 persona, 13 tjerë janë dërguar në mbajtje kurse 7 në vuajte të dënimit.