Kronikë

Plagosje në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Descriptive Text

Një person është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshje mes fqinjëve në fshatin Dujakë të Gjakovës, të mërkurën.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net. Lirije Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, ka bërë të ditur se i dyshuari është në arrati dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Me datë 31.10.2018 në ora 18:35 policia në Gjakovë ka marr informacion për një rast të shtëna me armë zjarri në fshatin Dujakë. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, aty janë njoftuar se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të fqinjëve një person kishte mbetur i plagosur me armë zjarri dhe i njëjti ishte dërguar në Emergjencen e spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Policia ka shkuar edhe në Emergjencë ku sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar për momentin gjendet në arrati, policia ka arritur të konfiskojë një armë e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës, po ashtu dy persona janë shoqëruar për intervistim në stacion policor. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.