Kronikë

Vidhnin banesat e italianëve, kapen dy ‘skifterët’ shqiptarë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për një seri grabitjes. Mediat italiane raportojnë se në mjetin e shqiptarëve u gjet një sasi bizhuterish argjendi, të cilët ishin vjedhur në apartamente të ndryshme.

‘Espansionetv.it’ shkruan se hajdutët, që jetonin në provincën e Monza dhe Brianza, dyshohet se janë autorë të bastisjeve të disa banesave. Aksioni u zhvillua dy ditë më parë nga policia e Comos, ndërkohë që policia vuri re një makinë ‘Jeep Grand Cherokee’ që po bënte lëvizje të çuditshme në një zonë të banuar, transmeton bw.