Kronikë

Burri s’ia kthen gruas fëmijët ashtu siç ishin marrë vesh kur janë ndarë, arrestohet

Foto: Ilustrim/Koha
 

Një grua nga Vushtrria, raporton se pas ndarjes nga burri, ai nuk ia ka kthyer vajzat ashtu siç ishin marrësesh.

Ankuesja raporton se me ish-burrin të dyshuarin mashkull K-Shqiptar kishte dy vajza dhe pas ndarjes në prezencën e punëtorit të qendrës për punë sociale ishin dakorduar që ai t’i merrte vajzat për pushim në Turqi, mirëpo më nuk i kishte kthyer edhe pse ai vetë kishte ardhur në Kosovë.