Kronikë

Arrestohen dy persona, tentuan të vidhnin një shirit transportues të thëngjillit në zonën e KEK-ut

Dje nga njësitet policore të Obiliqit, janë arrestuar në flagrancë dy persona.

Personat e dyshuar janë arrestuar në zonën e KEK-ut, derisa po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kishin dëmtuar (prerë), ku vlerësohet se dëmet materiale janë të larta.

Personat e arrestuar, siç njofton policia, janë N. B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. R, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Atyre u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia thotë se vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë, për raste të natyrës së njëjtë (vjedhje, vjedhje të rënda, etj).