Kronikë

Inspektori i ATK-së arrestohet për ndikim në biznese në Ferizaj

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Policia e Kosovës ka arrestuar një inspektor të ATK-së në Ferizaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Hetuesit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vëzhgimit, pas një pune të gjatë hetimore dhe profesionale me datë 23 tetor kanë arrestuar të dyshuarin pasi ka ushtruar ndikim në biznese të ndryshme në rajonin e Ferizajt.

“Personi i arrestuar dyshohej që duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës kohore 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndryshme të rajonit të Ferizajt”, thuhet në njoftim të PK-së.

Lidhur me këtë rast njësitet relevante policore kanë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, ku me autorizim te prokurorit kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.