Kronikë

Një person vdes në paraburgim në Tiranë

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në dhomat e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

I ndaluari, 45-vjeçari D.R. mësohet të ketë humbur jetën rreth orës 4:45, si pasojë e një sulmi në zemër, pasi nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera, transmeton tch.

Gjithsesi, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij pritet konfirmimi nga raporti i mjekut ligjor.