Arrestohet një hajn e dy ikin pasi vodhën në një shtëpi në Prizren, një polic lëndohet Foto: Ilustrim

Arrestohet një hajn e dy ikin pasi vodhën në një shtëpi në Prizren, një polic lëndohet

22 tetor 2018 11:49

Mbrëmë rreth orës 00:05 minuta, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Ilirët” po ndodh një vjedhje nga shtëpia.

Njësiti patrullues i është përgjigjur rastit. Banoret e asaj shtëpie, thotë policia, nuk ishin prezent.

“Me të hyrë në oborr të shtëpisë tre të dyshuarit AB,LF dhe FS pasi vërejnë patrullën policore fillojnë ikjen”, thuhet në raport të policisë.

Zyrtarët policorë fillojnë ne ndjekjen e të dyshuarve ku arrijnë të ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin AB kurse të dyshuarit LF dhe FS arrijnë të ikin.

“Gjatë ndjekjes së të dyshuarve njëri nga zyrtarët policor pëson lëndim në këmbën e djathë duke rënë nga muri me lartësi rreth dy metra. Sipas raportit mjekësorë zyrtari policor ka lëndime të lehta trupore”, thuhet tutje.

Te i dyshuari i arrestuar gjatë bastisjes dhe kontrollit janë gjetur bizhuteri si dhe gjësende tjera të vjedhura nga ajo shtëpi.

Në vendngjarje ka dalë njësitet relevante te policisë si dhe njësia e krim teknikës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari AB të ndalet në mbajtje për 48. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme