Arrestohet burri që e rrahu gruan në Suharekë, e cila më pas kishte pirë edhe helm Foto: Ilustrim

Arrestohet burri që e rrahu gruan në Suharekë, e cila më pas kishte pirë edhe helm

20 tetor 2018 11:43

Është arrestuar në Suharekë burri që para pak ditësh kishte rrahur gruan e tij.

E njëjta, nga depresioni kishe pirë një sasi helmi, që policia thotë të ketë qenë Etiol.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Koha.net.

Me urdhrin e Prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa i njëjti është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme