Babai raporton policinë se gjatë një ahengu, djali e ka sulmuar me mjet të mprehtë Foto: Ilustrim/Koha

Babai raporton policinë se gjatë një ahengu, djali e ka sulmuar me mjet të mprehtë

20 tetor 2018 11:31

Në Graçanicë, një baba ka raportuar në polici se është sulmuar nga djali i tij. Të dy janë serbë të Kosovës.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë një ahengu, ku si pasojë, djali e ka sulmuar me mjet të mprehtë. Në raportin policor gjithashtu thuhet se ai ia ka dëmtuar edhe veturën.

Me vendim të Prokurorit, djali është dërguar në qendrën për mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme