Kronikë

Një muaj paraburgim për kosovaren që vrau burrin në Francë

Një muaj paraburgim për kosovaren që vrau burrin në Francë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës Suzana Zogiani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 179 par.1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të pandehurës Suzana Zogiani i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt. 05.10.2018 deri me dt. 05.11.2018”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.