Kronikë

Arrestohet pasi kërcënoi një femër që ishte me të fejuarin

Në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës, mbrëmë u regjistrua një ngacmim e kërcënim.

Policia thotë se një femër e ka raportuar në polici një rast, që sipas saj, derisa ishte me të fejuarin e saj, një tjetër person pa shkas e ka përcjellë automjetin e tyre dhe në fund e ka kërcënuar atë.

Policia fillimisht e ka intervistuar të dyshuarin e me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.