Kronikë

Arrestohet një burrë në Gjakovë, kishte rrëmbyer një grua

Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë.

Policia njofton se i njëjti e kishte rrëmbyer e mbajtur me dhunë një grua në një lokal në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.