Arrestohet në Dibër shoferi që rrahu nxënësit në mini-busin me të cilin po i transportonte ata

Arrestohet në Dibër shoferi që rrahu nxënësit në mini-busin me të cilin po i transportonte ata

06 October 2018 20:29

Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Dibrës ku një shofer fugoni që transportonte nxënës shkolle, ka dhunuar dy prej fëmijëve.

Reagimi ka ardhur nga zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko e cila u shpreh se “Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit, lidhur me një incident të ndodhur në fugonin i cili transportonte nxënës në Dibër”.

“Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë që të veprojë. Policia ka identifikuar autorin i cili aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale. Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë me një deklaratë për mediet për ngjarjen. Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryej të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji. Siguria e qytetarëve vjen e para, siguria e fëmijëve qëndron mbi gjithçka, çdo abuzim drejt tyre do të ndëshkohet me zero tolerance. Nxisim gjithashtu qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112 dhe në komisariatin digjital, ‘sheh diçka thuaj diçka’”, u shpreh Kuko.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme