Kronikë

Arrestohet edhe një person në lidhje me vrasjen e rëndë te ish-Blloku në Tiranë

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me atë Kufitare të Gjirokastrës, bënë të mundur pasditen e së premtes kapjen dhe arrestimin e shtetasit 37-vjeçar, Geldo Hoti, me banim në Tiranë.

Ai do të procedohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, e kryer të bashkëpunim”, si dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi Hoti raportohet të ketë qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova”, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri.

Gjatë konfliktit mbeti i vrarë shtetasi Fabio Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato./Top Channel