Kronikë

Vdes një punëtor ndërtimtarie në lagjen “Arbëria”

Vdes një punëtor ndërtimtarie në lagjen “Arbëria”
Foto: Koha

Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës. I ndjeri ishte duke punuar për fasadimin e një ndërtese në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se i ndjeri ishte 45-vjeçar.