Motoçiklisti godet biçiklistin dhe ikë nga vendi i ngjarjes Foto: Ilustrim

Motoçiklisti godet biçiklistin dhe ikë nga vendi i ngjarjes

06 October 2018 11:00

Dje në Suharekë, në rrugën Brigada 123, ka ndodhur një aksident ku si pasojë një person është lënduar.

Policia thotë se një person ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi duke lëvizur me biçikletë në trotuar është goditur nga një motoçikletë që po lëvizte në kahje të kundërt.

I dyshuari (drejtuesi i motoçikletës) pas aksidentit është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme