Kronikë

Një muaj paraburgim për Rakip Abdylin, i dyshuar për tentim sulme ndaj udhëheqësve

Një muaj paraburgim i është caktuar Rakip Abdylit, i cili u arrestua sot për veprën shtytje për terrorizëm.

Prokurorja Merita Bina-Rugova në seancë ka deklaruar se Abdyli është ndaluar si i akuzuar për thirrje për terrorizëm, ndërsa kërkoi nga Gjykata që të dyshuarit t’ia caktojë masën e paraburgimit.

Sipas Prokurores në përmbajtjen e incizimeve bëhej thirrje për sulme individuale dhe grupore ndaj udhëheqësve të vendit.

Ajo theksoi se janë gjetur prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohet se i dyshuari me vendlindje në komunën e Dragashit dhe vendbanim në Pejë ka dashur ta kryejë këtë vepër penale.

Ndërsa i arrestuari Rakip Abdyli në deklarimin e tij në Gjykatë ka thënë se është penduar për veprimet e tij.