Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 12 vjet burgim dy të akuzuar për shitje dhe shpërndarje të drogës kurse tre persona tjerë janë liruar nga akuza.
I.L i është shqiptuar dënimi prej tetë vjet burgim dhe 16 mijë euro gjobë ndërsa Sh.L është dënuar me katër vjet burgim dhe 12 mijë euro gjobë. Nga akuza janë liruar M.L. N.B. dhe Xh.R.
“Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimin e dëshmitarëve, ka konstatuar se I. L. dhe Sh. L. me datë 16.12.2016, me dashje dhe përgatitje paraprake, në bashkëveprim, me qëllim shitje dhe shpërndarje, kanë transportuar substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 240 kilogram e 723 gram (dyqind e katër dhjetë kilogram e shtatëqind e njëzet e tre gram), të paketuara në 234 paketime të vendosura në roleta tëdritareve, që kishte për destinacion shtetet si në Zvicër, Gjermani etj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
-
Afër 13 vjet burgim e 37.5 mijë euro gjobë ndaj 4 personave për trafikim me narkotikë
-
Dënohen me 12 vjet burgim tre shtetas të Shqipërisë në Prizren për shkak të trafikimit të drogës
-
Dy të arrestuar për trafikim me narkotikë, sekuestrohen 10 kg marihuanë
-
Ndalohet një person për shitblerje të narkotikëve
-
5 vjet burg shtetasit të Shqipërisë që transportoi mbi 500 kg marihuanë për në Kosovë