12 persona janë lënduar pas një shpërthimi që ka ndodhur brenda një objekti në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, dyshohet se ka shpërthyer një bombole gazi.
Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
"Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin", thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar në Mitrovicë nga shpërthimi i bombolës së gazit
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda lokalit në Prishtinë
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë
-
13 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës
-
Lëndohet një person nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë