Kronikë

Një 65 vjeçar vdes pasi goditet nga makina në “Bill Clinton”

Një burrë i moshës 65 vjeçare ka vdekur, pasi është goditur nga një makinë që po lëvizte në rrugën “Bill Clinon” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 të së dielës.

Këmbësori nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, për të vdekur në vendin e ngjarjes.

Rastin për Koha.net e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovën për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor, me inicialet V.M. dhe një veturë e tipit BMW. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë këmbësori V.M, mashkull, 65 vjeç, i cili nuk i ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia ka arrestuar në vend të ngjarjes ngasësin e veturës E.B., 25 vjeç. Me rastin po merren njësitet e trafikut të PK-së.