Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj të pandehurit nga Prizreni me iniciale A.P..
“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 06.04.2017, rreth orës 09:45 minuta, në Prizren, në Prokurorinë Themelore Departamenti për Krime të Rënda saktësisht në zyrën e tij, seriozisht e kanos me fjalë me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të pasigurisë të dëmtuarin – prokurorin me iniciale M.S. për të biseduar rreth djalit të tij i cili është dënuar nga gjykata, i përfaqësuar nga prokurori i lartë cekur dhe në këto momente. I pandehuri e kanos dhe e ofendon të dëmtuarin duke përdorur fjalë fyese dhe kërcënuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatën Themelore të Prizrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këto veprime i pandehuri me iniciale A.P. dyshohet se ka kryer veprën penale, kanosje nga neni 185 parg.3, të KP-së.