Policia e Kosovës ka gjetur 10 thasë duhan të grirë në një veturë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të dielën rreth orën 18:00.
Pas dyshimeve të ngritura lidhur me një veturë që drejtohej nga një person i dyshuar, Policia në bashkëpunim me Doganën e kanë selektuar atë për kontrollë në vijën e dytë.
Policia ka njoftuar se pas matjes që i është bërë nga zyrtarët e Doganës, duhani ka rezultuar me peshë 107 kg.
Dogana e Kosovës është marrë me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Iu gjet 209 kg duhan i grirë, arrestohet për kontrabandim
-
Tentoi të kontrabandonte mbi 40 paketime me duhan të grirë, kapet në kufi
-
Ndalohet kontrabandimi me duhan në Vërmicë, i dyshuari po voziste automjetin me targa të Shqipërisë
-
Sasi e madhe cigaresh të kontrabanduara sekuestrohet nga Policia
-
Sekuestrohen 25 thasë duhan të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut