Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

1,100 fletëparaqitje e mbi 270 vërejtje për shkelësit e masave anti-COVID javën e kaluar

1,100 fletëparaqitje janë shqiptuar vetëm javën e kaluar në Prishtinë nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave anti-COVID dhe janë dhënë mbi 270 vërejtje për qytetarët.

“Vetëm në harkun kohor të javës që lamë pas, për shkelësit e orareve të përcaktuara për lëvizje, për ata që kanë zhvilluar aktivitete në mjedise private e publike, ata që nuk kanë respektuar izolimin dhe karantinën, ata që nuk kanë respektuar cilëndo nga masat e përcaktuara me vendimet e Qeverisë së Republikës, janë shqiptuar njëmijenjëqind (1100) fletëparaqitje, përderisa janë dhënë mbi dyqindeshtatëdhjetë (270) vërejtje nga polica”, ka njoftuar PK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës vazhdimisht ka ndërmarrë aktivitete në mbikëqyrjen e respektimit të vendimeve nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19.