Një veturë e tipit “Volkswagen Polo”, në pronësi të një serbi, është djegur në orët e para të së dielës në Leposaviq.
Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se vetura është djegur rreth orës 03:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, arsyet ende nuk dihen, ndërsa asnjë person nuk është identifikuar si i dyshuar për rastin.
“Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, ka shtuar ai.