E përditësuar - Policia ndaloi fillimisht 4 persona për dëmtimin e shenjave të trafikut në Leposaviq
Të paktën katër serbë janë ndaluar të shtunën nga Policia në veri të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se të dyshuarit janë ndaluar nën dyshimin se kanë qenë të dehur.
Sipas Elshanit, dy prej të dyshuarve u është shqiptuar gjoba për dehje në vend publik, njërit për vandalizëm dhe një tjetër prej tyre si dëshmitar.
“Katër persona i kemi ndaluar fillimisht, që të gjithë të dehur. Në fund dy personave ju janë shqiptuar tiketa për dehje në vend publik, një i dyshuar për vandalizëm dhe një ka mbetur dëshmitar. Asnjëri nuk është arrestuar”, ka thënë Elshani.
Për ndalimin e një personi për dëmtim të shenjave të trafikut që janë vendosur së fundmi në këto komuna, është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë.
“VANDALIZËM- Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.
Të enjten janë zëvendësuar shenjat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet, të cilat ishin të shënuara me alfabet cirilik. Zëvendësimi i tyre është bërë me tabela dygjuhëshe.
Një shtetas i Serbisë është arrestuar të shtunën në Leposaviq, nën dyshimet për vandalizëm të dy shenjave të trafikut në këtë komunë.
Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari, me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.
Dëmtimi i këtyre tabelave me emërtime edhe në shqip të vendbanimeve në veri, duke u mbuluar me ngjyrë, ndodhi vetëm një ditë pas vendosjes së tyre.
Këto tabela janë vendosur në katër komunat veriore, duke i zëvendësuar ato me alfabet cirilik.