Policia është duke hetuar vdekjen e një burri në Obiliq, i cili të martën është gjethur pa shenja jete.
“Është raportuar për një person pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.