Një serb nga Shtërpca është arrestuar të shtunën nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, e më pas edhe një zyrtar policor.
Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari, nën ndikim të alkoolit ka demoluar edhe disa orendi shtëpiake.
Gjatë arrestimit për sulmin fizik ndaj prindit, duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, ka sulmuar fizikisht njërin nga policët.
Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.