Një 17-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 29-vjeçarit shqiptar B.D. më 21 janar në një zonë të izoluar në Pieve del Grappa të Trevisos.
17-vjeçari dyshohet se e vrau me thikë shqiptarin.
Trupi i pajetë i viktimës ishte gjetur nga një mik i tij. Ishte gjetur pak metra larg veturës së tij.
Sipas policisë italiane, B.D. i kishte hequr pantallonat dhe të brendshmet, ndërsa ishte goditur vazhdimisht me thikë. Iu kishin shpuar edhe mushkëritë. Pati edhe plagë mbrojtëse që tregojnë se shqiptari ka tentuar ta shpëtojë veten.
Gjatë autopsisë janë bërë analiza për të konstatuar nëse viktima ka pasur marrëdhënie seksuale para se të vritej. Në të kaluarën, burri kishte pasur probleme familjare të lidhura me gjoja “jetën e tij të dyfishtë” përmes aplikacioneve të ndryshme, raporton ANSA.
Ishte i martuar me dy fëmijë.