Kronikë

19-vjeçarja në Durrës dyshohet se e vrau babanë dhe e varrosi në oborr

Image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës të Shqipërisë, ku një 19-vjeçare dyshohet se ka vrarë babanë e saj.

Trupi i 50-vjeçarit është gjetur pas 10 ditësh të hetimeve, i varrosur brenda oborrit ku banonte.

Më 13 shkurt, djali i viktimës e kishte raportuar në Polici si të zhdukur, e më pas Policia gjatë hetimeve e pati gjetur automjetin e 50-vjeçarit në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Nga hetimet, dyshohet se 50-vjeçari ishte vrarë në banesën e tij dhe vajza e tij, 19-vjeçare, është arrestuar si autore e dyshuar e vrasjes.

Motivi i vrasjes, sipas deklaratës së vajzës, ishte nxitja për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. Trupi i i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është dërguar për obduksion./ TopChannel