Kronikë

Digjet një vilë në Leposaviq e një në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është raportuar për djegien e dy vilave.

Rasti i parë është cilësuar si “zjarrvënie” dhe ka ndodhur në Leposaviq rreth orës 15:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë që rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj rreth orës 16:00 dhe është cilësuar si “incident zjarri”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Të dy rastet thuhet se janë në procedurë hetimore.