Kronikë

Mbeti i ngujuar në “Via Ferrata” në Pejë, lëndohet një person

Policia

Foto: Ilustrim

Një person është shpëtuar në një operacion shpëtimi në “Via Ferrata” në Pejë, ku ka mbetur i ngujuar në kilometrin e tretë.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka thënë për KOHËN se ai ka arritur të shpëtohet rreth orës 15:30.

Viktima po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa nuk dihet nëse lëndimet kanë qenë të rënda.

“Rreth orë 15:30 policia është njoftuar se në ‘Via Ferrata’, në km e 3’të një person ka mbetur aty dhe është lëndu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit. Nuk dihen ende për lëndimet, është duke u trajtuar në Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë ai.

Për operacionin e shpëtimit ka njoftuar edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë. Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftimin e tyre.