Kronikë

Policia zë dy të dyshuar në Skenderaj që po falsifikonin para

Dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje në Skenderaj.

Policia është njoftuar se dikush po shpërndante bankënota të falsifikuara, me ç’rast ka identifikuar dy të dyshuar.

Në veturën e njërit janë gjetur bankënota false si dhe në banesë pajisje e para të tjera.

“Është raportuar se një person i dyshuar është duke shpërnda bankënota të falsifikuar. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj ksovarë ku në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar bankënota të dyshuara prej 5 euro (475X5) me vlerë 2375 euro, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe konfiskuar dy pajisje të dyshuara për skanim (skaner), një llaptop, 170 monedha euro (3x20, 8x10, 6x5), 400 denarë (4x10). Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.