Një person është lënduar nga një mjet i mprehtë në Deçan të dielën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, viktima është sulmuar nga një i dyshuar në një lokal pas një zënke verbale, e ai më pas është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
I dyshuari gjendet në arrati, e rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
“Raportohet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës mashkull kosovar dhe të dyshuarit mashkull kosovar, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë.