Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për marrje ryshfeti

Foto ilustrim
 

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.H., për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas seancës dëgjimore të mbajtur, është pranuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.