Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar në aksidentin në Çagllavicë

Policia e Kosoves

Foto-Ilustrim

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj të shtunën në mbrëmje.

Siç ka njoftuar Policia, aksidenti ka ndodhur në Çagllavicë, rreth orës 20:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.