Kronikë e zezë

Enver Sekiraqa lirohet nga arresti shtëpiak, Gjykata i vendos një masë tjetër

 

Të akuzuarit për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, Enver Sekiraqës, i është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak me masën e paraqitjes në stacion policor një herë në javë.

Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi, ka thënë për KOHËN se Gjykata Themelore e ka aprovuar propozimin që Sekiraqa të mbrohet në liri.